Patrice Evra ka zbuluar se ai ka kërkuar para në rrugë, pasi si i ri ishte i pastrehë në Paris.
Legjenda franceze ka bërë të ditur se ai nuk do të ndryshonte asgjë nga e kaluara e tij, pasi ajo gjë e ka bërë atë edhe më të fortë dhe më me karakter.
Evra e ka shijuar karrierën 20 vjeçare mjaftë të suksesshme, duke luajtur për Monacon, Manchester Unitedin dhe Juventusi.
“Do të jem i sinqertë, kisha një fëmijëri të vështirë, pasi kisha shumë vëllezër dhe motra, e që nuk ishte e lehtë të jetoja në rrugë”, ka thënë 38-vjeçari.
“Unë jetoja në Parmi dhe nuk kisha shtëpi, e kisha të pamundur të gjeja ushqim. E mbaj mend që vëllai im Dominique punonte në McDonalds dhe shkoja aty për të ngrënë ushqimin e tij”.
“Nuk më vije turp të them që kam kërkuar lëmoshë nëpër rrugë. U thosha personave në rrugë: A mund të kem një euro? Nganjëherë ata më jepnin, nganjëherë jo”.
“Ishte kohë e vështirë, por e lumtur. Isha gjithmonë i lumtur dhe gjithmonë me fat. Nuk do të ndryshoja asgjë nga ajo kohë”, ka shtuar më tej Evra.
Francezi në karrierën e tij ka fituar shumë trofe, e që tashmë është pjesë e legjendave të Djajve të Kuq.