Tifozët e Everton do të rimbursohen.
‘Toffees’ kanë marrë një vendim shumë të rëndësishëm për tifozët e skuadrës së tyre.
Në kohën kur planet po bëhen për rifillimin e sezonit, nuk dihet akoma nëse rikthimi do të bëhet, por e sigurt është që nëse bëhet, ndeshjet luhen pa tifozë.
Kështu, skuadra e Everton ka marrë vendimin që të rimbursojë të gjithë tifozët që kishin bileta për ndeshjet e mbetura të sezonit.
Everton do të luante pesë ndeshje në shtëpi, nga nëntë të mbeturat gjithsej, dhe për këto ndeshje, tifozët do të marrin mbrapsht të hollat e tyre.
Një gjë e tillë është komunikuar edhe përmes faqes zyrtare të skuadrës.
Everton renditet në pozitën e 12-të në tabelë, me vetëm gjashtë pikë më pak se Wolverhampton që mbajnë pozitën e 6-të.