Napoli interesohet për mbrojtësin e Barcelonës

0
Gjigandi

Merkatoja e verës po afron dhe skuadrat kanë filluar të bëjnë planet e tyre.

Skuadra e Napolit është duke menduar për përforcime në mbrojtje, edhe pasi kanë nënshkruar me Amir Rrahmanin.

Tani, skuadra italiane është duke menduar për krahët e mbrojtjes, dhe në listën e dëshirave ka përfunduar një anëtar i Barcelonës, i cili luan si i huazuar te Getafe.

Sipas ‘Calciomercato’, Marc Cucurella është dëshira e madhe e Napolit. Aurelio De Laurentiis thuhet se telefonon presidentin e Getafe çdo tri ditë.

Getafe ka një opsion për ta blerë kartonin e Cucurella për 6 milionë euro, por Barca do të fitojë pastaj 40% të shumës nga shitja e radhës.

RonaTyra

Me Faouzi Ghoulam që është drejt largimit nga Napoli, Cucurella shihet si opsioni më i mirë për krahun e majtë të mbrojtjes së napolitanëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu