Tottenhami fitoi me rezultatin 2-1 derbin e Londrës përballë Arsenalit dhe tani është më pranë objektivit për të siguruar një vend në Europa League, ndonëse kur kanë mbetur edhe tre javë nga fundi, nuk do të jetë aspak e lehtë.
Trajneri i “Spurs”-ave Jose Mourinho, në një intervistë të dhënë për mediat angleze deklaroi se Europa League mbetet një objektiv për Tottenhamin, por pranoi se nuk është kompeticioni ku ai dhe futbollistët e tij duan të garojnë.
“Natyrisht që unë dhe futbollistët e mi duam të garojmë në Champions, por duke qenë se është e pamundur, do të luftojmë për një vend në Europa League, që gjithsesi nuk është kompeticioni më i rëndësishëm në Europë. Për dikë që ka fituar Ligën e Kampionëve, t’i thuash të luajë në Europa League është si t’i thuash Hamiltonit që të fitojë Formulën 2, gjithsesi është më mirë të marrësh pjesë, sesa të luash vetëm në kampionat”, deklaroi portugezi.