“Euractiv”: Macron nuk bindet, deshtojne bisedimet per zgjerimin ne Bruksel – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Rreth orës 10:30 të mëngjesit të sotëm, kreu i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i ra ziles për të nisur bisedimet në ditën e dytë të samitit të Brukselit. Gazetari Gerardo Fortuna shkruan për “Euractiv” se bisedimet për zgjerimin e unionit kanë dështuar përfundimisht. “Një rinisje e bisedimeve për zgjerimin nuk është në axhendën e sotme, megjithëse një përmendje mbi ndryshimin procedural në konkluzionet përfundimtare nuk përjashtohet plotësisht”, tha një diplomat i BE, citon Euractiv. “Unë pashë raportet e mediave që 25 shtete anëtare ishin në favor dhe 3 kundër, por nuk është aq e thjeshtë sa thuhet. Disa vende ishin në favor të ndarjes se procesit per dy vendet, disa kundër, por ajo që është e drejtë të thuhet është se kishte një shumicë shumë të gjerë të gatshme për të hapur negociatat”, vijoi burimi. “Por nevoja është për unanimitet në BE”, vazhdoi burimi. foto galeri PreviousNextMisioni “të bindim Macron”/ Debate në Bruksel, Tusk kërkon pushim, shpreson të bindë presidentin francez. Ja skenari që përflitet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut “Euractiv” raporton se në Bruksel, ashtu siç edhe pritej, diskutimi mbi zgjerimin e unionit po kërkon shumë kohë. Bisedimet qe vazhduan deri pak para ores 3 të nates, janë pezulluar për momentin, pasi udhëheqësit nuk mund të gjejnë një mendim të përbashkët, thonë burimet e BE, në lidhje me vendimin e hapjes ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pas një diskutimi të gjatë, raportohet se kreu i Këshillit Donald Tusk thirri një pushim dhe po shpreson të ndërmjetësojë për të arritur një marrëveshje dhe të bindë presidentin francez Macron i cili kundërshton hapjen e bisedimeve të pranimit me dy vendet e Ballkanit. Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, Angela Merkel, Emmanuel Macron dhe disa lider të tjerë aktualisht janë ulur duke hartuar një tekst mbi zgjerimin. Kundërshtimi francez për të dyja vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut vazhdon, raporton gazetari Gerardo Fortuna i Euractiv. Ndërkohë, Hollanda, Spanja dhe Danimarka janë të hapura për zgjidhjen e ‘ndarjes’ mes dy vendeve ne rrugen e avancimit drejt BE, duke marrë parasysh vetëm Maqedoninë e Veriut. Megjithëse Italia dhe Gjermania kundërshtojnë me vendosmëri ndarjen e dy vendeve, ajo është ende në tryezë si një zgjidhje e mundshme kompromisi. Ndërsa gazetarja Alexandra Brzozowski raporton se te dhenat e fundit nga diskutimi i thelluar ne tryeze thone se vendimi për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mund të shtyhet përsëri deri në samitin e Ballkanit Perëndimor në Zagreb majin e ardhshëm, ne vitin 2020. Kjo do të hapte një dritare për një reformë të mundshme të procesit të zgjerimit për të cilën kembengul Franca./panorama

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu