Është martuar Britney Spears

0
12
Gjigandi

Britney Spears zyrtarisht është martuar me partnerin e saj prej pesë vitesh, Sam Asghari, 28-vjeçar, në shtëpinë e saj në Thousand Oaks, Kaliforni – të enjten në mbrëmje.

Krijuesja e hiteve, 40-vjeçare kishte veshur një fustan nusërie nga Versace, krijuar nga ikona legjendare e modës, Donatella Versace, e cila gjithashtu ishte e pranishme në eventin e çiftit.

Ceremonia e së enjtes ishte e mbushur me yje, me persona të veçantë si Paris Hilton dhe aktorja Drew Barrymore.

Britney Spears dhe Sam (Foto: TNS)

Velloja Versace e biondes duket se ishte me mëngë dhe një të çarë të thellë në këmbë, sipas

E!News

. Britney kishte zbuluar më parë se fustani i saj i nusërisë do të realizohej nga Donatella.

Sipas raportimeve, këngëtarja e “Womanizer” mbante bizhuteri nga Stephanie Gottliec dhe grimi iu besua Charlotr Tilbury.

Në bazë të

People

, Britney u fut në ceremoni me këngën hit të Elvis Presley, “Can’t Help Falling in Love” përpara 60 të ftuarve.

Nëna e dy fëmijëve kishte punësuar firmën luksoze të hotelierisë Contemporary Catering për të ofruar ushqim për të ftuarit.

Sam dhe Britney (Foto: Instagram)

Ylli 40-vjeçar, Paris Hilton, mbërriti në vendngjarje me një automjet luksoz të zi dhe u shfaq me një palë syze dielli të mëdha.

Ajo doli me kujdes nga automjeti me një palë taka të zeza me kopsa argjendi me shkëlqim në pjesën e përparme.

Parisit në mbrëmjen e mbushur me yje iu bashkua edhe nëna e saj, Kathy Hilton, 63 vjeçare.

Paris Hilton (Foto: Getty Images)

Pak para ceremonisë, ish-bashkëshorti i saj, Jason Alexander, u përpoq të ndalonte dasmën e Britney, ndërkohë që u ndalua nga sigurimi dhe menjëherë në vend të ngjarjes erdhi policia.

Kjo është martesa e tretë për Spears. Ajo u martua për herë të parë me partnerin Alexander në janar të vitit 2004 gjatë një ceremonie në Las Vegas, Nevada.

Paris Hilton (Foto: MEGA)

Martesa e tyre u anulua 55 orë më vonë, për të cilën pretendoi se ishte detyruar nga nëna e Britney, Lynne dhe menaxhmenti i këngëtares.

Disa muaj më vonë, ylli u martua me Kevin Federline, martesa e të cilëve zgjati tri vjet.

/abc24.al/

Kathy Hilton (Foto: Backgrid)

Donatella Verscace (Foto: Backgrid)

Pamje nga martesa e Britney (Foto: Backgrid)

Pamje nga martesa e Britney (Foto: Backgrid)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu