Një 21 vjeçar shqiptar është dënuar me 14 muaj burg, pasi është kapur në një “shtëpi” bari në Britani.
Bëhet me dije se i riu shqiptar i identifikuar si Bernard Cera, pretendoi se po punonte për të shlyer një borxh prej 10,000 paundësh dhe se familja e tij kishte marrë kërcënime.
Më 19 dhjetor të vitit të kaluar, Cera u përpoq të arratisej nga policia, pas bastisjes së ‘shtëpisë’ së barit. Për t’i shpëtuar burgut, ai u arratis nga banesa duke u ngjitur përmes një dritareje, por më vonë u gjet nga efektivët, i fshehur nën disa thasëve plehrash.
Gjatë kontrollit fizik në ambient, policia gjeti dhe sekuestroi 230 bimë kanabisi të madhësive të ndryshme. Po ashtu u gjetën llamba dhe fidanë të tjerë, gati për kultivim.
Cera u dënua me gjithsej 14 muaj burgim. Ai do të vuajë gjysmën e dënimit në paraburgim përpara se të merret një vendim nga Ministria e Brendshme për të drejtën e tij për të qëndruar në Britani.