Luizi i kthehet keq Armaldos: Gruan ta respektoj, rri urtë se…

0
Gjigandi

Prej javësh marrëdhënia mes Luizit dhe Armaldos vazhdon të mos jetë e mirë.

Përveçse e vuri në nominim me Oltën dhe Kristin me qëllimin për t’a skualifikuar nga gara, Luizi ka patur edhe një përplasje me të ditën e sotme.

Në shtëpinë e “BBV” ishte vendosur kënga e Butrint Imerit, ndaj Jorit i ka ardhur për të qeshur në momentin kur kaloi Luizi.

Mirëpo, Armaldo e ka shtyrë më tej ngacmimin duke e pyetur Kiarën disa herë për këngën dhe këngëtarin.

Kjo ka bërë që Luizi të revoltohet me të dhe i është drejtuar me fjalë paralajmëruese.

RonaTyra

“Aidën unë e respektoj. Ti e di që unë e dhj*s krejt këtë lojë. Po të them edhe një herë Aidën e respektoj siç të respektoj ty. E lë këtë lojë direkt unë. Kështu që mos ha m*t kot dhe ri urtë”– iu drejtua Luizi Armaldos e më pas u largua.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu