Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin përfundimtar ndaj prokurorit të Sarandës, Sali Hasa dhe të bashkëpandehurve.
Burime për median bëjnë me dije se, gjykata ka dënuar Hasën me 1 vit e 4 muaj burg për akuzën e “korrupsionit”, ndërsa GJKKO ka dhënë pafajësi për akuzën “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”.
Burime bëjnë me dije se ky dënim ndaj Hasës do të konvertohet në 4 vite shërbim prove, si dhe i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike në 5 vitet e ardhshëm.
Hasa do të lirohet nga burgu, ndërkohë që është shpallur i pafajshëm për akuzën e mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë.