Adriana Matoshi publikon video në TikTok duke kërcyer si ‘gangstere’ me muzikë hip-hop

0
Adriana Matoshi publikon video në TikTok duke kërcyer si ‘gangstere’ me muzikë hip-hop
Gjigandi

Aktorja dhe deputetja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ka mbi 55 mijë ndjekës vetëm në rrjetin social TikTok, ku shpesh publikon video të ndryshme, për të argëtuar fansat e saj.

Së fundmi, Matoshi publikoi një video në llogarinë e saj zyrtare, ku shihej bashkë me mikeshën e saj, teksa kërcejnë të dyja në stil gangster, nën ritmet e muzikës hip-hop.

Foto: Adriana Matoshi/InstaStory

RonaTyra

Ato kanë zgjedhur që të kërcejnë të shoqëruara nga “Beretta”, këngë e krijuar nga Guy2bezbar enkas për këtë sfidë në hip-hop, e cila është bërë virale tashmë në këtë rrjet social.

@adrianamatoshi @valire.h.zeneli #fyp#foryoupage #viral ♬ Beretta – Guy2bezbar

Adriana përndryshe shquhet për stilin e saj të veçantë në veshje dhe luftimin e paragjykimeve që lidhen me paraqitjet e saj skenike dhe ato në institucione.

Krahas bagazhit artistik e angazhimeve në teatër/film, ajo po vazhdon të ketë një performancë relativisht aktive edhe si deputete e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e pozitës.

/abc24.al/

Foto: Adriana Matoshi/Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu