Emrat/ E kishin përshtatur lokalin për të konsumuar kokainë, arrestohen 3 persona në Durrës

0
Gjigandi

 

Tre persona janë arrestuar në Durrës, pasi kishin përshtatur lokalin për konsumimin e lëndëve narkotike. Mësohet se personat e arrestuar janë Vladimir Kokomani, Besmir Isedisha, Leonard Kokomani.

Sakaq, policia në cilësinë e provës ka sekuestruar një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë të ndarë në doza gati për shitje, një peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike, 3 aparate celulare, 62.000 lekë të rinj, 900 euro dhe 100 paund, që dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Butterfly”. Goditet një rast i përshtatjes së lokaleve për përdorim droge. Arrestohen në flagrancë pronari i lokalit dhe 2 shtetas të tjerë.

RonaTyra

Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një shumë e konsiderueshme parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e lëndës narkotike, një peshore elektronike dhe 3 aparate celulare.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Butterfly”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

K., 41 vjeç, banues në Durrës, pronari i lokalit, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”;
K., 21 vjeç dhe B. I., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit V. K., në Maminas, Durrës, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë të ndarë në doza gati për shitje, një peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike, 3 aparate celulare, 62.000 lekë të rinj, 900 euro dhe 100 paund, që dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu