Prej 1 qershorit ndalohet përdorimi i qeseve plastike, Rama: Një epokë e re do të nisë për Shqipërinë patriotike

0
Gjigandi

Kryeministri, Edi Rama ka paralajmëruar nismën se prej 1 qershori nuk do të lejohet përdorimi i qeseve plastike.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se tashmë nga e mërkura për vendin nis një epokë e re për vendin.

Nisma për ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshme thekson kryeministri është në favor të mbrojtjes së Atdheut dhe të fëmijëve.

“Mirëmëngjes dhe duke ju kujtuar se prej të mërkurës nis një epokë e re për Shqipërinë patriotike, me ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshme në favor të mbrojtjes së atdheut të fëmijëve tanë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu