Vrasja e Nezir dhe Gentian Beqirit/ SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për Ardian Çapjan

0
Gjigandi

SPAK ka kërkuar burgim të përjetshëm për Ardian Çapjan, i akuzuar për vrasjen e babë e bir Nezir e Gentian Beqirit në Elbasan në vitin 2012. Në pretencën e dhënë ditën e sotme, 25 vite burgim kërkohen për Florenc Çapja, burgim të përjetshëm për Olsi Lekun, 6 vite burg për Ervis Bardhin dhe nga 20 vite për Klajdi Dokollin dhe Etien Canin.

Pretenca e SPAK:

Ardian Çapja burg përjetë

Florenc Çapja 25 vjet

Olsi Leku  burg përjetë

RonaTyra

Ervis Bardhi 6 vjet

Klajdi Dokoli 20 vjet

Etien Cani 20 vjet

Si ndodhi vrasja? 

Gentian Beqiri, 40-vjeçari i cili ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, i akuzuar për vrasjen e Sokol Çapjas është ekzekutuar me armë zjarri në vitin 2012 në lagjen “Sporti i Vjetër”. Ndërkohë, edhe pse banesa ku mbeti i vrarë Gentian Beqiri ruhej nga dy efektivë të policisë, të cilët mbikëqyrnin të dënuarin, kjo nuk i ka penguar aspak dy autorët të hyjnë brenda për të kryer krimin. Dëshmitar i ngjarjes së rëndë ka qenë babai i paralizuar i viktimës. I moshuari i sëmurë duket se ka qenë personi që ka hapur derën e banesës për vrasësit. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, vdekja e babait të Gentian Beqirit, Nezir Beqiri, i cili ndërroi jetë pas vdekjes së të birit, erdhi si pasojë e ushtrimit të dhunës nga vrasësit e të birit dhe jo nga infarkti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu