Emrat/ Drogë në makinë dhe baste online, arrestohen 2 persona në Lezhë

0
Gjigandi

Jetmir Delia dhe Orion Kolaja janë arrestuar në Lezhë pasi u kapën duke qarkulluar me lëndë narkotike në makinë.

Sipas njoftimit të policisë, të arrestuarve iu gjetën në celularët e tyre, faqe online aktive, për vënien e kundërligjshme të basteve sportive.

Njoftimi i policisë/ Lezhë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Lezhë, operacioni policor i koduar “Ndërthurja”.

Qarkullonin me lëndë narkotike në automjet, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas.

RonaTyra

Të arrestuarve iu gjetën në celularët e tyre, faqe online aktive, për vënien e kundërligjshme të basteve sportive.

Shërbimet e Policisë së Lezhës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në cilëndo formë të shfaqjes së tyre, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative, rreth 2 shtetasve që qarkullonin me lëndë narkotike dhe vinin baste sportive nëpërmjet celularëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërthurja”.

Si rezultat i këtij operacioni, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit O. K., 25 vjeç dhe J. D., 27 vjeç, të dy banues në Mirditë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, gjatë kontrollit të aparateve celulare të shtetasve O. K. dhe J. D., u gjetën faqe online aktive, që shërbenin për vënien e kundërligjshme të basteve sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu