Futbolli gjerman ka “hapur perden” për rifillimin e futbollit.
Gjashtë ndeshje të Bundesligës janë në orar për ditën e sotme, ndërsa katër të tjera në Bundesliga 2 veç se kanë përfundua .
Futbolli këtë sezon do të jetë i bazuar në rregulla të veçanta, duke filluar me stadiume boshe dhe rregulla tjera që duhen t’u përmbahen futbollistët.
Kjo merr kuptim kur shikon festën e golit te skuadra e Bochum, shënuar ndaj kundërshtarëve të Heidenheim.
Futbollistët e kësaj skuadre festuan me brryla duke mos u afruar afër njërit tjetrit.