Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka pritur në zyren e tij futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, i cili shoqërohej nga babai i tij, Lulëzimi.
Zhegrova, 21-vjeçar, po bënë karrierë të suksesshme në arenën ndërkombëtare, ku së fundi shkëlqeu me kampionin e shumëfishtë të Zvicrës, Basel, derisa është pjesë e suksesit të Kombëtares së Kosovës.
Edoni, karrierën e kishte nisur tek Flamurtari i Prishtinës, më pas luajti tek Prishtina, për të vazhduar në Belgjikë tek skuadrat e Gentit dhe Genkut, kurse së fundi ishte i huazuar tek Baseli.
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës , Besim Hasani, duke e falënderuar Edonin për vizitën dhe duke i uruar shëndet dhe suksese në karrierë, tha se për KOK-un kjo është një ditë e veçantë.
Hasani: Kontributi i Zhegrovës në kombëtare është i jashztëzakonshëm
“Për KOK-un është sot është një ditë e veçant sepse na ka ardhur në vizitë, Edon Zhegrova një djalë i ri nga Prishtina, i cili karrierën e ka filluar tek Flamurtari, pastaj edhe në Prishtinë për të shkuar pastaj në Belgjikë, për të afirmuar në mënyrë të jashtëzakonshe. Pastaj ka luajtur edhe në klubin që shumë herë ka qenë kampion i Zvicres në Basel. Ka vendosur pa hezimit, pa mendu dy herë që të përfaqësoj Kosovën, kombëtaren e Kosovës dhe kontributi i tij është i jashtëzakonshëm në arritjet e kombëtares”, tha Hasani.
Ndërsa futbollitsti, Edon Zhegrova u shpreh se shpreson që së pari të kalojë sa më mirë të jetë e mundshme periudha me pandemindë e koronavirusit dhe më pas të realizohet ëndrra e tij që është kualifikimi i Kosovës në kampionatin Evropian.
Zhegrova: Shpresoj të bëjm ëndrrën realitet, të kualifikohemi në Evropian
“Faleminderit KOK-ut për ftesën dhe për pritjen që ma kanë bërë sot. Jam shumë i nderuar. Së pari kisha dashur gjithë popullit tim Kosovës në këto ditë të vështira pandemie mi dëshiru sa më mirë ti kalojë dhe me pas sa më shumë kujdes edhe me kalu sa më mirë. Shpresoj që të gjithë ta kenë shëndetin së pari. Shpresoj poashtu edhe me Kosovën me ndeshjen e radhës që i kemi, besoj që me gjithë djem së bashku do ta japim maksimumin dhe shpresoj që ti bëjmë krenar të gjithë shqiptarët krenar kudo që janë dhe të arrijmë ëndrrën tonë, të kualifikohemi në Evropian”, deklaroi Zhegrova.
Pas takimit, kreu i KOK-ut në shenjë falendërimi për futbollistin shpërndau disa dhurata simbolike për familjen Zhegrova.