Edhe pak orë nga mbarimi i afatit, Berisha kandidati i vetëm për kreu e PD-së

0
Edhe pak orë nga mbarimi i afatit, Berisha kandidati i vetëm për kreu e PD-së
Gjigandi

Ndërkohë që na ndaj edhe pak orë nga përfundimi i orarit zyrtar të dorëzimit të kandidaturave për kreun e PD-së, duket se deri më tani askush nuk ka guxuar të dalë kundër ish-kryeministrit Sali Berisha.

Orari zyrtar për dorëzimin e dokumenteve të kandidimit për kreun e PD-së mbyllet në orën 12:00, ndërkohë që kandidati i vetëm deri më tani është Berisha.

Ai i dorëzoi dokumentet e pasditen djeshme dhe duket se do të jetë kandidati i vetëm në këtë garë, nëse nuk do të ketë një dorëzim deri në mesditë.

Ndërkohë që PD futet në procesin e garës për zgjedhjes e kryetarit që do të mbahet në 22 maj, partia vazhdon të mos e jetë bashkuar, kur Alibeaj dhe Berisha bëjnë mbledhje veçmas me grupin parlamentar.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu