Olivier Giroud e pranon se shënoi me fat kundër Manchester United.
Gjysmëfinalja e Kupës FA është vendosur nga gabime të David De Gea, të cilat bënë bujë të madhe.
Portieri spanjoll pranoi gol me gabime trashanike, dhe këtë e di edhe lojtari që i shënoi, Olivier Giroud.
Sulmuesi francez ka thënë se ishte me fat në golin e shënuar në ‘Wembley’ dhe se De Gea duhej ta priste atë gjuajtje.
“Isha paksa me fat sepse ishte paksa në David De Gea, ishte afër, por shkoi shpejt dhe mendoj se kjo ishte arsyeja pse nuk e priti”, ka thënë Giroud.
De Gea ka pranuar shumë kritika edhe nga ish lojtarë të Man United, pas fitores 3:1 të Chelsea.