Publikohen fotot e bariut të sul.muar nga ariu në zonën e Sasatit në malin e Gjallicës. Personi që shihni në fotot e mëposhtme është bariu Ekrem Onuzi, banor i fshatit Nangë. Sipas rrjeteve sociale, Onuzi ka shpërndarë foto nga stani i tij bashkë me bagëtitë në mal. 45-vjeçari ka qënë mjaft aktiv duke shpërndarë foto nga bjeshkët e Gjallicës dhe nga stanet e tjera. Ekrem Onuzi, është kafshuar nga ariy në vendin e quajtur Sasat në Kukës. Mësohet se personi ka marrë p.lagë të r.ënda në kokë dhe në këmbë. Prej dy orësh është njoftuar Salla e Emergjencave për helikopter, por mjeti i transportit është vonuar ndërkohë që i pl.agosuri lu.fton me vd.ekjen. Në kushte mb.ijetese ai ka ndezur një zj.arr për t’u pikasur nga ajri. Njoftimi i policise:Jemi njoftuar në sallën operative se në vendin e quajtur Sasat, mali i Gjallices, shtetasi E.O., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Nangë, duke kullotur bagetitë është sulmuar nga një Ari, duke i shkaktuar plagë në kokë, shpatull dhe në kembë. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes. Nga Tirana është nisur dhe helikopteri në ndihmë, për shkak të terrenit të vështirë malor.