Dele Alli ka qenë viktimë e një vjedhjeje në shtëpinë e tij në Londër, në lagjen e Barnet.
Dy hajdutë, në fakt, kanë hyrë me forcë në banesën e tij të armatosur me thikë dhe kanë kërcënuar atë, vëllanë Harry Hickford, të dashurat e tyre dhe një shok.
Keqbërësit kanë vjedhur të gjitha bizhuteritë dhe disa orë; më pas, për t’u arratisur, kanë goditur në fytrë mesfushorin e Spurs me një grusht.
Modelja Ruby Mare, e dashura e Dele Alli, ka rrëfyer për 93.500 ndjekësit e saj në Instagram ngjarjen e frikshme, duke i falënderuar ata për mbështetjen:
“Faleminderit për mbështetjen tuaj. Ka qenë një eksperiencë horror, por jemi të gjithë mirë”.
Pak ditë pas vjedhjes në shtëpi, Alli është kthyer të stërvitet me Tottenham-in e Jose Mouriho-s.
Harry kane, duke folur për Good Morning Great Britain, ka zbuluar se Alli është akoma “i tronditur dhe i zemëruar, por natyrisht ka thënë se gjëja më e rëndësishme është që familja e tij është mirë”.