E ardhmja Paquetas është një pikëpyetje e madhe

0
Gjigandi

E ardhmja e Lucas Paqueta është një pikëpyetje e madhe. Braziliani, që u kërkua me ngulm nga Leonardo përpara një viti, muajt e fundit është zhdukur nga radari dhe sot Milani duket i orientuar për ta shitur dhe për të mos dalë me humbje nga investimi 35 mln euro, që bashkë me bonuse që sdo të arrihej shkonte 45 mln euro.

Sipas “Corriere dello Sport”, për të bindur kuqezinjtë që ta shesin duhen një ofertë mes 25 dhe 28 mln euro që sot vetëm PSG mund të paguajë, duke parë edhe gjendjen e krijuar nga pandemia.

Edhe Fiorentina e ndjek me vëmendje dhe i pëlqen braziliani shumë, por vështirë të mendohet që Commisso mund të shpenzojë një shifër të tillë, vetëm në rast se do të sakrifikohej Chiesa.

Në rast se do të arrihej të shitej Paqueta, klubi kuqezi, me rekomandim nga Rangnick, do të provonte sulmin për yllin e Salzburg, Szoboszlai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu