Dzeko vendos për të ardhmen

0
Gjigandi

Sulmuesi boshnjak do të largohet nga Roma dhe është duke e kërkuar një eksperiencë të re. Ai mund t’i bashkohet Interit ose Juves në sezonin e ardhshëm

Kështu shkruan e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”.

Edhe pse e vazhdoi kontratën për dy vjet sezonin e kaluar, moskualifikimi i “Giallorossi” në Ligën e Kampionëve i vështirësoi punët.

Klubi nuk ka para për t’ia paguar rrogën sulmuesit boshnjak pas krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Andaj, ish-futbollisti i Wolfsburgut dhe Manchester Cityt mund të largohet nga kryeqyteti italian këtë verë.

RonaTyra

Interesim për 34 vjeçarin kanë shfaqur klubet tjera italiane, Inter dhe Juventus.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu