Ministria e Financave ka vendosur anulimin e autorizimit ndaj kompanisë “Albania Duty Free Distribution”, administruese e të cilës është Elona Çaushi, bashkëshortja e gjyqtarit Gjin Gjoni.
Raportimi vjen nga “shqiptarja.com”, sipas të cilës vendimi vjen disa ditë pasi kompania e mësipërme tentoi të merrte “peng” ambientet tregtare në aeroportin e Rinasit, me një vendim arbitrar gjykate dhe rinovim të dyshimtë licence, pasi kishte humbur tenderin e shpallur nga kompani koncesionare TIA si dhe në kushtet kur kontrata me TIA-n i mbaronte në 27 gusht 2019.
Sipas burimeve të sigurta, vijon raportimin “Shqiptarja…”, vendimi par anulimin është marrë ditën e hënë, në 30 shtator 2019, pas verifikimeve të ligjshmërinë e procedurave të ndjekura për rinovimin e licencës…