Pas blerjes së Hakimit nga Real Madrid për korsinë e djathtë, Inter gjithashtu ëndërron shumë për krahun e majtë dhe – sipas asaj që raporton “Sport Mediaset” – po punon për të blerë një futbollist tjetër që ka luajtur në Bundesliga sezonin e kaluar: David Alaba.
Para pandemisë dhe karantinës, austriaku ka shkuar dy herë në Milano për të takuar drejtuesit zikaltër së bashku me babanë që e përfaqëson dhe super agjentin Pini Zahavi.
Vlerësimi i tij është 50 milion euro, por ylli i Bayern Munich ka një pagë shumë të lartë. Kontrata me Bayern Munich skadon brenda një viti dhe në negociata për uljen e vlerës së kartonit mund të përfshihet Ivan Perisic.
Alternativa për Alaba është Emerson Palmieri, lojtar gjithashtu i kërkuar nga Juventusi.