Forma e treguar me Juventusin tregon edhe njëherë klasin e Cristiano Ronaldos. Ylli portugez ka festuar ditëlindjen e 34 të tij gjatë këtij viti, por kjo nuk e ndal së qëni protagonist në fushën e blertë. Sipas kontratës me bardhezinjtë, Ronaldo do të largohet nga Torino pas dy vitesh. Po pastaj? Kësaj pyetjeje i është përgjigjur “Don Balon”, me të përditshmen portugeze që ka zbuluar dy hipotezat e së ardhmes së Ronaldos. Pritet që portugezi të marrë një rol drejtues te njëri nga dy ish-skuadrat e tij, Reali i Madridit dhe Manchester United. Në këtë garë, duket se janë anglezët ata që presin të parët finishin, me United që pritet t’i ofrojë rolin e Ambasadorit të Klubit sulmuesit portugez.