Barcelona ka fituar derbin e Katalonisë me rezultat minimal, për të qëndruar edhe më tutje në garë për titull.
Djelmoshat e Setien me këtë triumf shkojnë në kuotën e 76 pikëve, një më pak se Real Madridi, që nesër e pret Alavesin.
Në anën tjetër, Espanyol edhe matematikisht është pjesë e divisionit të dytë spanjoll, pasi tani ka plotë 11 pikë më pak sesa pozita që siguron mbijetesën, kur kanë mbetur edhe tre javë deri në fund.
Luis Suarez realizoi golin e parë dhe të vetëm në minutën e 56′, teksa u regjistruan edhe dy kartonë të kuq, nga një për secilën skuadër, madje brenda një intervali të shkurtër kohor. Fati u përjashtua në të 50′-tën, derisa Lozano tre minuta më vonë.