Policia e Durrësit zhvilloi një kontrolli masiv i territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Strukturat e Policisë përdorën dronët për monitorimin e zonave të thella pyjore, ndërkohë që u ngazhuan edhe 80 forca policie në aksion.
Nga kontrollet me dron nuk janë evidentuar raste të tentativës për kultivim të kanabisit.
Në 24 orët e fundit është monitoruar zona e Krujës, konkretisht fshatrat Mafsheq, Cudhi dhe Nuoj.
Kontrollet janë alternuar dhe vijojnë nga ajri dhe toka.
Burimi: top-channel.tv