Dukja mbresëlënëse që mund ta ketë Alfa Romeo 4C e re

0
Gjigandi

Yung Presciuti është dizajneri që ka treguar se çfarë dukje mbresëlënëse, mund ta ketë Alfa Romeo 4C e re, nëse do prodhohej sërish.

Alfa Romeo 4C e ka potencialin e duhur, që të jetë një makinë klasike e të ardhmes, por për fat të keq, kjo nuk është stori e suksesit që Alfa Romeo është duke e pritur.

Kjo makinë e prezantuar më 2011, u lansua dy vite më vonë, por shitjet nuk ishin në nivelin e duhur, sepse më shumë kërkesa për makina SUV dhe për të gjitha terrenet, andaj më 2018 modeli 4C u largua nga prodhimi.

Në vitin 2015, u lansua versioni 4C Spyder, që është ndryshimi i fundit që pësoi kjo makinë dhe mbeti njëjtë, pa ndonjë ndryshim shtesë. Mirëpo, kjo nuk e ka ndaluar artistin Yung Presciuti, që ta dizanojë se si do të dukej Alfa Romeo 4C, nëse do dilte ndonjëherë nga prodhimi.

RonaTyra

Linjat e modelit aktual mbeten të dukshme, vetëm se kanë përfundime shumë më të rrumbullakëta, ndërsa grilli është ngushtuar, që t’i lë hapësira dritave të reja që janë shumë më rrethore.

Alfa Romeo 4C

Hapësirat gjigante për hyrjen e ajrit, rrotat e reja shumë më të mëdha, si dhe sistemi i ri për nxjerrjen e gazrave me dy gypa, janë disa prej ndryshimeve që ia kanë bërë dukjen shumë më të mirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu