Duka: Gushti do të jetë muaji i Championsit

0
Gjigandi

Champions League do të rifillojë në muajin gusht, por ka ende shumë paqartësi rreth vijimit të këtij sezoni.

Katër skuadra janë kualifikuar në çerekfinale dhe pritet të mësohen katër skuadrat e tjera.

Të gjitha ndeshjet e mbetura mund të luhen në një vend, teksa Stambolli dhe Lisbona janë alternativat.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili është njëkohësisht edhe anëtar i bordit të UEFA-s, ka folur për “Radio Punto Nuovo” rreth kësaj temë.

Duka tregon ndryshimet që mund të ndodhin dhe vendimet zyrtare do të merren më datë 17 qershor.

RonaTyra

“Jam shumë i kënaqur që futbolli italian rikthehet sot me një ndeshje shumë interesante: Juventus-Milan. Shpresoj që të përfundojë kampionati, rregullat në Itali janë pak të rrepta, por shpresojmë që ky sezon të përfundojë.

Final 8 në Lisbonë? E kam lexuar lajmin në gazeta, por nuk është marrë asnjë vendim deri tani. Grupet e punës po merren me këtë gjë dhe vendimi zyrtar do të merret më datë 17 qershor.

Nuk e di nëse do të luhet Champions League në Lisbonë, ka diskutime të ndryshme për këtë temë. Një prej tyre është e ardhmja e këtij kompeticioni: po mendojmë të luhet një ndeshje teke, jo më dy për t’u kualifikuar më tej.

Ende nuk ka asgjë zyrtare. Gushti do të jetë muaji i Champions League, gjithashtu ai i eliminatoreve për sezonin e ardhshëm. Ndoshta mund të luhen ndeshje teke, kështu mund të ndodhë edhe në Europa League.

Riformatimi i Champions League? Parashikohet një ndryshim për kualifikueset e radhës. Mund të zhvillohet një ndeshje teke nga faza çerekfinale e më tej. Do të diskutohet gjithçka më 17 qershor, veçanërisht se si do të përfundojnë kompeticionet e këtij viti”, deklaroi Duka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu