Dua Lipa përballet me një tjetër padi për këngën “Levitating”

0
Dua Lipa përballet me një tjetër padi për këngën “Levitating”
Gjigandi

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po përballet me një padi të dytë për të drejtat e autori për hitin e saj “Levitating”, një javë pasi u padit nga Artikal Sound System për plagjiaturën e këngës së tyre “Live Your Life”.

Siç raporton Billboard, në një ankesë të paraqitur në gjykatën federale të Manhattanit të premten (4 mars), kompozitorët L. Russell Brown dhe Sandy Linzer pretendojnë se Lipa ka ‘kopjuar’ melodinë për “Levitating” nga dy projektet e tyre.

“Wiggle and a Giggle All Night” dhe kënga e vitit 1980 “Don Diablo”, e realizuar nga Cory Daye dhe Miguel Bose përkatësisht.

“Melodia është pjesa më e dëgjuar dhe më e dallueshme e veprave të shkeljes dhe luan një rol vendimtar në popullaritetin e tyre”, thuhet në ankesë.

RonaTyra

Brown dhe Linzer gjithashtu argumentojnë se 26-vjeçarja ka pranuar në të kaluarën se ka “imituar qëllimisht epokat e mëparshme” dhe “[duke marrë] frymëzim” nga muzika e mëparshme për të krijuar një tingull.

Warner dhe bashkëpunëtori DayBaby përmenden gjithashtu si të pandehur në padi.

Dëgjoni “Levitating” dhe krahasojeni me “Wiggle and Giggle All Night” dhe “Don Diablo” më poshtë:

Javën e kaluar, u zbulua se grupi i zhanrit ‘reggae’ nga Florida, Artikal Sound System kishte ngritur një padi në Gjykatën Federale të Los Angelesit duke akuzuar Lipën për kopjim të elementeve të këngës së tyre “Live Your Life” gjatë krijimit të “Levitating”.

Sipas grupit, ata publikuan këngën e tyre në vitin 2017, ndërsa “Levitating” u lansua në vitin 2020.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu