Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka nisur turneun e saj për “Future Nostalgia” prej disa muajsh.
Ajo tashmë ka performuar në një sërë vendesh e skena të mëdha dhe së fundmi ishte në Milano.
Artistja e famshme ka filluar spektaklin e rrethuar nga një grup kërcimtarësh, teksa ishte e veshur në një kostum rozë.
26-vjeçarja ka mahnitur publikun me performancën, megjithëse jo çdo gjë shkoi siç duhet.
E njëjta është përballur me një incident të vogël duke humbur baraspeshën në momentin që po interpretonte “Be The One”.
Sidoqoftë, këtë e ka tejkaluar menjëherë me ndihmën e njërit prej balerinëve që po qëndronte pas zeshkanes.
Foto: Screenshot/Instagram
E njëjta ditën e sotme (e premte) do të publikojë një këngë të dytë me yllin botëror, Calvin Harris.
Pas “One Kiss”, ata janë bashkuar për hitin e radhës që quhet “Potion”.
/abc24.al/
Foto: Screenshot/Instagram