Mozzik publikon momentin kur ia hedhin reçipetat në skenë në koncertin e fundit në Gjermani

0
Mozzik publikon momentin kur ia hedhin reçipetat në skenë në koncertin e fundit në Gjermani
Gjigandi

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, vazhdon të jetë shumë i kërkuar nëpër mbrëmje e koncerte jo vetëm në trojet shqiptare por edhe më gjerë.

I njëjti së fundmi ka qenë për të performuar në Gjermani, derisa është përballur me një moment jo edhe aq të zakonshëm kur po interpretonte këngët e tij.

Atij ia kanë hedhur reçipetat në skenë dhe kjo është xhiruar që nga koha kur shfaqen në duart e protagonistes, që besohet se është një fanse e madhe e 26-vjeçarit.

Mozzik (Foto: Instagram)

RonaTyra

Kjo ka shkaktuar të qeshura edhe te reperi, të cilit siç shihet nuk i ka ndodhur një gjë e tillë më parë.

Me incidente të tilla është përballur më parë edhe reperi tjetër i skenës, Ledri Vula.

Mozzik (Foto: Instagram)

Sido që të jetë, ai pëlqehet në masë të madhe nga publiku dhe ka fituar prej fillimit të karrierës zemrat e publikut.

I njëjti po ashtu po shijon suksesin e këngës së re “Toto Rina”, që e publikoi vetëm pak ditë më parë me Getinjon.

/abc24.al/

Mozzik (Foto: Instagram)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu