Dua Lipa duket e thjeshtë në paraqitje ndërsa shihet e vetme në Londër

0
Dua Lipa duket e thjeshtë në paraqitje ndërsa shihet e vetme në Londër
Gjigandi

Ajo ka pushtuar globin me turneun e saj të vonuar botëror, “Future Nostalgia”.

Dhe Dua Lipa zgjodhi një veshje më të thjeshtë të premten teksa u largua nga një studio e jogës pasi u kthye në Londër, shkruan

DailyMail

.

Këngëtarja 26 vjeçe, tregoi sensin e saj të modës, pasi u pa e veshur me një kapuç me monogram të Marc Jacobs, në vlerë prej 405 funtesh (484 euro).

RonaTyra

Ajo gjithashtu kishte veshur një palë geta të zeza në këtë paraqitje të saj, ku e ishte e vetme dhe e pa shoqëruar nga askush.

Dua e kompletoi pamjen e saj me një palë çizme ngjyrë gështenjë.

Fanatikja e jogës e mbajti diellin larg duke mbajtur një palë syze dielli futuristike në sytë e saj, ndërsa me vete kishte edhe një shishe me ujë dhe telefonin e saj në dorë.

Dua qëndronte kryesisht kokëulur teksa kthehej drejt veturës së saj duke mbajtur çelësat në dorë.

Këto fotografi të saj të kapura nga paparacët në Londër vijnë vetëm pak kohë pasi këngëtarja shqiptare dhe kolegia e saj, Megan Thee Stallion rikrijuan një skenë të famshme të vitit 1998 në “Grammy Awards 2022”.

Në MTV Video Music Awards të vitit 1998, Mariah Carey dhe Whitney Houston morën pjesë në një skenë ku të dyja kishin veshur të njëjtin fustan ngjyrë kafe në skenë, duke u shtirur sikur gjithçka kishte ndodhur rastësisht.

Dua dhe Megan, 27 vjeçe, e rikrijuan atë skenë në “Grammy Awards” të dielën, ku dolën me fustane identike të zeza – përpara se stilistja Donatella Versace të ndërhynte duke ua zhveshur pelerinat dhe treguar se veshjet nuk ishin krejt identike.

“Tani ne të dyja dukemi si fituese”, tha Megan në skenë.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu