“Zemrën ta kanë thy”, kënga më e re nga Redon Berani

0
“Zemrën ta kanë thy”, kënga më e re nga Redon Berani
Gjigandi

Këngëtari i njohur shqiptar, Redon Berani, ka publikuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Zemrën ta kanë thy” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe me videoklip.

Instrumentali dhe ‘beat’-i i këtij projekti u realizua nga Robert Berani me producim në studion e “Berani Music”.

Redon Berani (Foto: YouTube)

RonaTyra

Për tekstin u kujdes vet artisti me video të veçantë të bërë nga Alban Kaqiu.

Djali i artistes së mirënjohur shqiptare, Gilit, bëri debutimin në muzikë rreth një vit më parë.

Ai po pëlqehet mjaft shumë për zhanrin dhe projektet që ka sjell deri më tani, ndonëse po vazhdon punën për prurjet e radhës.

I njëjti duket se talentin e ka trashëguar nga e ëma, e cila ka pushtuar tregun muzikor shqiptar prej shumë vitesh.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu