Jadon Sancho do të jetë i lirë të largohet nga Borussia Dortmund.
Raportet në Gjermani bëjnë të ditur se skuadra gjermane është pajtuar të lejojë largimin e Jadon Sanchon nga klubi në vitin 2020 nëse vjen një ofertë e mirë në drejtim të tij.
Reprezentuesi anglez ka një kontratë me Dortmundin deri në vitin 2022, megjithëse Bild pretendon se largimi i tij do të lejohet edhe këtë verë.
Sancho ka qenë i lidhur me një rikthim në Premierligë, me Manchester United dhe Chelsea si destinacionet e tij të para.
20 vjeçari sot në botën e futbollit konsiderohet në mesin e talentëve më emocionues, duke dhënë garanci të fortë se do të dominojë në këtë sport në vitet e ardhshme.