Gjermania dorëzohet.
Qeveria federale nuk pret që të martën të merret një vendim për nisjen e negociatave të pranimit mes Bashkimit Europian Shqiperise dhe Maqedonisë së Veriut.
AFP citon ministrin e Çështjeve Europiane, Michael Roth, që tha se nuk presin gjë.
‘Ne jemi shumë të zhgënjyer që sot nuk do jemi në gjendje që të mbajmë premtimin që e kemi bërë disa herë,’ tha zyrtari i SPD në një takim me kolegët e tij të BE në Luksemburg.
Ai paralajmëroi për pasojat që do ketë vendimi në rajon dhe për rrezikun e shtimit të ndikimit nga fuqi të huaja.