Zhdukja pa gjurme e te riut ne Klos, babi apel per ndihme – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Flogert Terziu, gjimnazist në vitin e dytë në Klos është zhdukur dje pa asnjë gjurmë ndërsa ishte nisur për mësim.   Mësohet se i riu ka lënë librat në një dyqan dhe është larguar pa adresë. Familjarët kanë bërë denoncim në polici por nuk ka ende asnjë gjurmë nga Flogerti, i cili i ka dërguar një mesazh të atit duke i thene që mos ta kërkojnë.     “Nga ora 12 e gjysmë që është nisur për shkollë dhe nuk është kthyer më. Kontaktova me mësuesin kujdestar dhe nuk kishte shkuar fare në shkollë, librat i kishte lënë në një dyqan aty. Nuk kemi pasur asnjë problem, mendje adoleshenti nuk e di.     Bëmë denoncimin në polici, nuk ka shkuar te asnjë nga të afërmit. Më ka dërguar mesazh dhe më ka thënë ‘’babi mos më kërko më, jam në Tiranë, në Durrës” thotë babai i Flogert Kryeziut.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu