Donnarumma, nga Juve te Juve; me një finale makthi për ta shlyer

0
Gjigandi

Gëzim dhe dhimbje. Juventusi për Gigio Donnarumma përfaqëson një ndjesi të dyfishtë. E para, e ëmbla, lidhet me Superkupën Italiane, të fituar në vitin 2016. E dyta, e hidhura, shkaktohet nga finalja e humbur në Kupën e Italisë, më 2018. Protagonist nga njëra anë, protagonist negativ, nga ana tjetër. Futbolli është i tillë dhe, në thelb, nuk ka asgjë befasuese. Portieri i Milanit e di se, në moshën 21 vjeç, po jeton shumë në nivele të larta dhe pak të ulëta.

Me pak fjalë, një befasi “fëmijërore”, e destinuar të rritet më tej. Që do të thotë, natyrisht, të specializohet, duke kaluar përmes gabimeve të pashmangshme. Dhe kundër Juventusit, më 9 maj 2018, portieri nga Campania kaloi një natë makthi. Pavarësisht se evitoi gola të sigurtë në goditjet e Dybala, Douglas Costa dhe Mandzukic, nuk ia doli dot. Morali i tregimit? “Poker” në favor të “Zonjës së Vjetër”. Me Bonucci, në formatin e kapitenit, kuqezinjtë përjetuan një makth të madh.

Kohët ndryshojnë dhe, nga ana e tij, mbrojtësi nga Viterbo është rikthyer te bardhezinjtë, me shëmbëlltyrën më klasike të djalit plangprishës. Gigio, megjithatë, vazhdon të mbrojë portën e “Djallit”. Në bazë të kontratës aktuale, ai do të vazhdojë ta bëjë këtë deri në vitin 2021. Loja, në këtë kuptim, është më e hapur se kurrë. Klubi kuqezi po lufton potencialisht për një ristrukturim tjetër teknik të skuadrës, ndaj dëshiron ta fillojë “rilindjen” nga eksponenti i vet më i ndritshëm. Me pak fjalë, shitja e Donnarumma automatikisht do të ishte një gabim, megjithëse skadimi i marrëdhënies ekzistuese të punës nuk është aq larg.

Varet nga agjenti i lojtarit, Mino Raiola, për të gjetur zgjidhjen e duhur. Me pak fjalë, duhet të fillojë të punojë me kuqezinjtë, të kuptojë rrugën më të mirë të mundshme për t’u ndjekur. E gjitha kjo, padyshim, duke u përpjekur të shmangë prishjen mes palëve. Megjithëse, natyrisht, në tregun modern koncepti jo i transferueshëm nuk ekziston më; veçanërisht nëse flasim për një lojtar me vetëm një vit kontratë në fuqi.

Në këtë drejtim, megjithëse rrugët e tregut janë të pafund, Juventusi nuk mund të konkurrojë për fenomenin nga Campania. Sidoqoftë, dhe nuk mund të ishte ndryshe, konsiderata për portierin kuqezi mbetet më e larta.
Në “Continassa” vendosën të rinovojnë me Wojciech Szczesny, numri një dhe shtyllë e ekipit, brenda dhe jashtë drejtkëndëshit të lojës. Ashtu sikurse të paktën thonë lajmet, Juve do të vazhdojë me Gigi Buffon. Në detaje, rinovimi deri më 2021 tani është “kopsitur”.

RonaTyra

Donnarumma, në sfidën e afërt të “Allianz Stadium”, do të ketë mundësinë të ndihmojë të tijtë në misionin shpërblyes. Arritja e kualifikimit, në të vërtetë, do të lejonte që mjedisi i Milanit të gjente qetësi dhe stimuj.
Plani, në bazë të barazimit 1-1 të ndeshjes së parë, premton të jetë më i ndërlikuari. Cdo referencë për mungesat e Ibrahimoviç, Theo Hernandez dhe Castillejo ka për qëllim të karikojë të tjerët, jo të justifikojë dështimin si paradhënie. Kuqezinjtë besojnë, duke u mbështetur edhe në dorezat e Gigio.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu