Korea Veriore: SHBA-ja ka qasje kërcënuese ndaj Phenjanit

0
Gjigandi

Ministri i Jashtëm verikorean, Ro Son Gwon, ka thënë se politikat amerikane ndaj Phenjanit vërtetojnë se Uashingtoni vazhdon të jetë kërcënim për Korenë Veriore, andaj do të zhvillojë më shumë armë ushtarake për të luftuar këtë rrezik.

Ky zyrtar ka thënë përmes një deklarate, të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA, se lidhja personale që presidenti amerikan, Donald Trump ka krijuar me liderin verikorean, Kim Jong-Un, duket se është fokusuar vetëm në fitoren e pikëve politike dhe se nuk ka shumë mundësi se do të rezultojë me ndonjë pikë kyçe diplomatike.
Kjo deklaratë ka ardhur në përvjetorin e dytë të takimit të parë në mes te Kimit dhe Trumpit, në të cilin presidenti amerikan i ka kërkuar Koresë Veriore heqjen dorë nga armët bërthamore, në këmbim të lirimit të sanksioneve.
Trump ka folur me tone të ngrohta për shoqërinë me Kimin dhe të dy liderët patën bërë deklarata publike për të treguar sukesesin e arritur në bisedimet rreth çarmatimit të Gadishullit Korean.
Megjithatë deri më tani është arritur pak përparim.
Uashingtoni i kërkon Phenjanit që të heqë dorë nga armët bërthamore para se të largohen sanksionet, derisa Koreja Veriore kërkon që sanksionet të hiqen fillimisht.
Në zëdhënësi Departamentit amerikan të Shtetit, i ka thënë agjencisë së lajmeve jugkoreane, Yonhap, se SHBA-ja vazhdon të jetë e përkushtuar për dialog me Korenë Veriore dhe se është e hapur për një “qasje fleksibile për të arritur një marrëveshje të balancuar”.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu