Donnarumma, me një dorë e gjysmë ndaj Hungarisë: Për këtë fanellë luaj edhe pa gishta.

0
Donnarumma, me një dorë e gjysmë ndaj Hungarisë: Për këtë fanellë luaj edhe pa gishta.
Gjigandi

Italia vijon “restart”-in. Kombëtarja e Roberto Mancinit rikthehet te fitorja dhe konfirmon gjërat e mira që ishin parë kundër Gjermanisë. Një fitore e rëndësishme ndaj Hungarisë për renditjen dhe mbi të gjitha për moralin e një skuadre që po rinovohet themelesh.

Ndër protagonistët e ndeshjes ishte Donnarumma, i cili në vazhdën e traditës së madhe blu mbajti edhe shiritin e kapitenit. Ai luajti me dy gishta të thyer, që i kishte fashuar dhe në allçi, brenda dorashkës.

Në një periudhë në të cilën flitej shumë për pakënaqësi dhe pak lidhje me fanellën, Donnarumma u përgjigj duke luajtur me. një dorë e gjysmë: “Të mbash shiritin e kapitenit të Italisë është një ndjenjë e papërshkrueshme, gëzim i madh.

Nuk ka fjalë për ta treguar. Doja të luaja me çdo kusht, për këtë fanellë mund të luaj edhe pa gishta. Duhet të falënderoj stafin mjekësor. Me dëshirën time dhe të tyre munda të dilja në fushë dhe ta ndihmoja skuadrën. Do ta vesh këtë fanellë për aq kohë sa të jetë e mundur. Kemi një dëshirë të madhe për të ristartuar si kombëtare dhe për t’u ndjerë sërish mirë së bashku”.

Një fitore që i mundëson kombëtares axurre të rifitojë buzëqeshjen dhe gjithashtu atë kompaktësi që dukej se ishte zhdukur bashkë me mos kualifikimin në Botëror. “Fitorja e sotme ishte e nevojshme për të gjetur stimuj dhe unitet.

RonaTyra

Më duhet të falënderoj të rinjtë e shumtë që kanë bërë kaq shumë përpjekje. E dinim se duhej të jepnim diçka më shumë dhe i gjithë grupi u vu në dispozicion, me dëshirën për të punuar. Mendoj se është shpirti që e nderuar këtë fanellë, e cila është e paçmueshme për t’u veshur”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu