Domenech i sugjeron Lyon-it yllin e Inter-it: Është një lojtar i vërtetë

0
Gjigandi

E ardhmja e Diego Godin tek Inter-i nuk është e sigurt.

Për mbrojtësin uruguaian duket se interesohet edhe Lyon, që është në kërkim të një lojtari me eksperiencë për mbrojtjen.

Një ide kjo që entuziazmon Raymon Domenech, ish-trajneri i Francës nënkampione në Botërorin e 2006-ës.

“Diego Godin është një lojtar i vërtetë, një që mund t’i japë Lyon-it gjithçka që i ka munguar në këtë kohë, një mbrojtës i vërtetë”, ka thënë Domenech për La Chaine L’Equipe.

“Për më tepër, Godin është në gjendje të shënoj edhe gola. Mund të sjellë shumë, ka shumë eksperiencë dhe është një lojtar solid në çdo nivel”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu