Do të tërhiqet si Basha? Berisha: Me blofin nuk mund të luhet, jemi gati për bisedime me të gjith…

0
Do të tërhiqet si Basha? Berisha: Me blofin nuk mund të luhet, jemi gati për bisedime me të gjith…
Gjigandi

Deputeti i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një deklaratë për mediet jashtë kuvendit, u shpreh i hapur për bisedime me të gjithë demokratët për të bashkuar të djathtën.

Pak ditë pasi Lulzim Basha njoftoi dorëheqjen nga drejtimi i partisë, Berisha tha se nuk ka ndërmen të bëjë të njëjtën gjë. “

Me blofin nuk mund të luhet, jemi gati për bisedime me të gjithë demokratët”

, u përgjigj ai.

“Dua të garantoj demokratët në të gjitha nivelet nga anëtari i thjeshtë e të gjithë me radhë se PD është e hapur dhe ka vullnet të plotë për të diskutuar e debatuar me çdo anëtar të saj, cilido qoftë ai. Jemi të hapur të bëjmë gjithçka për garantimin e votës së lirë.

RonaTyra

Mund të diskutojmë për çdo gjë që parlamentarët e gjykojnë të arsyeshme. Ftoj miqtë e mi të mos harrojnë bashizmi ishte doktrinë e dhunimit të statutit, institucioneve, parimeve të partisë, u arkivua me dorëheqjen e Lulzim Bashës. Ekziston një dhe vetëm Parti Demokratike. Në Grupin Parlamentar janë të gjithë përfshirë Lulzim Bashën”.

Ai theksoi se ka vetëm një Parti Demokratike që përfaqësohet nga Grupi Parlamentar, pjesë e të cilit është dhe Lulzim Basha.

“Kryesia është shkarkuar në kongresin e 11 dhjetorit, por kjo nuk do të thotë se fjala e demokratëve nuk dëgjohet. Fola për 11 dhjetorin, por sanksionimin më të plotë, e mori në datën 6 mars. Ajo që dua të theksoj, është se PD ka institucionin e saj tashmë operativ dhe të plotë dhe ky është Grupi Parlamentar, ka Komisionin e Rithemelimit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu