Ditë me diell dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë javë

0
Ditë me diell dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë javë
Gjigandi

Këtë javë do të kemi mundësinë të shijojmë motin tipik pranveror, megjithatë reshjet lokale të shiut nuk do të mungojnë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat do të jenë të pranishme kryesisht nga orët e mesditës deri tek ato të pasdites.

Dita e hënë parashikohet me kthjellime si dhe vranësira kalimtare, hera-herës të dendura nga orët e mesditës në ato të pasdites. Reshje shiu të dobëta dhe lokale priten kryesisht përgjatë relieveve të larta malore.

Gjatë ditës së martë pritet një përkeqësim i lehtë i kushteve atmosferike. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura. Përgjatë vargmaleve priten reshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive, ndërsa në zonat përreth tyre do të ketë reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra.

Dita e mërkurë parashikohet me mot kryesisht të kthjellët, por edhe alternime vranësirash kalimtare në mesditë dhe pasdite. Parashikohen reshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive përgjatë vargmaleve, ndërsa në zonat përreth tyre priten reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra.

Për ditën e enjte parashikohen më shumë orë me diell. Moti do të jetë i kthjellët dhe me vranësira të pakta kalimtare, kryesisht në relievet malore.

RonaTyra

Edhe dita e premte parashikohet me mot të kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare përgjatë ultësirës perëndimore dhe vijës bregdetare. Në zonat lindore pritet mot me vranësira të dendura e reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar. Reshjet në këto zona parashikohen në formën e rrebesheve dhe stuhive, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu