Premierliga ka konfirmuar se pas testimeve më 17 dhe 18 maj, 6 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Nga 748 teste të bëra nga lojtarët dhe stafi i skuadrave kanë rezultuar pozitivë 6 persona, që u përkasin 3 klubeve.
20 klubet e Premierligës votuan të hënën për rikthimin e stërvitjeve të martën, në grupe prej 5 futbollistësh dhe me seanca të distancimit social.
Kështu, gjatë ditës së sotme dhe të djeshme lojtarët dhe stafi i ekipeve u janë nënshtruar testeve për Covid-19.
Kunjojmë se Premierliga është pezulluar prej fillimit të marsit, derisa synohet që edicioni të vazhdohet në qershor.