Futsalli në Kosovë ka shënuar rritje të hovshme në vitet e fundit dhe është bërë shumë i dashur për dashamirët e kësaj loje.
FC Mabetex Prishtina ka arritur sukses të madh gjatë këtij viti, duke u kurorëzuar me titullin e kampionit.
Në klubin prishtinas është bërë punë e madhe duke iu falënderuar edhe punës së palodhshme të presidentit Fatos Dili.
Ajo që i bën edhe më të bukur janë i vetmi kampion nga Prishtina në konkurrencën e meshkujve.
Dili është krenar me djemtë, me lojën që treguan gjatë kampionatit dhe për sakrificën që kanë bërë në kohën e pandemisë.
Pas shume viteve pune të palodhshme ka ardhur edhe shpërblimi duke u stolisur me titullin kampion.
Mabetex nuk e kishte edhe rrugëtimin e lehtë, e para për shkak të konkurrencës, e dyta me përballjen si e gjithë bota me armikun e padukshëm Covid 19.
Ne fazën e Play-off-it klubi Mabetex Prishtina e kishte mposhtur në gjysmëfinale skuadrën Prishtina 01 me rezultatin 3:2 dhe ne finale ka mposhtur rivalin FC Liburn nga Gjakova me rezultatin 4:2.
Duket se kryeqytetit për këtë edicion sa i përket rrafshit sportiv, vetëm zotëri Dili i ka sjellur titullin kampion te meshkujt, ndërsa te femrat janë klubi i volejbollit M-Technologie nga Prishtina.
FC Mabetex Prishtina, veç titullit kampion në muajin tetor do të jetë pjesëmarrës në garat evropiane – Champions League.
Dili me stafin e tij mendojnë si të përgatiten më mirë dhe të korrin suksese edhe në rrafshin ndërkombëtar.
Synimet janë që në Champions të janë sa më lartë dhe të bëjnë krenar Kosovën.
Në Mabetex Prishtina bëhet punë e madhe së bashku me Dilin.