Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili pretendon se kreu i sapoemëruar i Policisë së Lezhës, Erigert Mitri ka kryer një vepër penale disa vite më parë.
Sipas qytetarit, Mitri ka plagosur rëndë shtetasin Artur Doçi nga Rubiku në vitin 1997, kur ka qenë student i Akademisë së Policisë.
Më tej denoncuesi shprehet se në atë kohë kjo çështje u mbyll në mënyrë skandaloze.
Statusi i plotë:
Ka plagosur rende vite me pare tjetrin, narkoshteti e ben drejtor te narkopolicise. Krimi eshte merite! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sbPershendetje Z Berisha. Desha te ju them se si eshte e mundur qe nje rrugaç si Erigert Mitri te behet drejtor policie ,kur ky shtetas ne vitin 97 qe ka qene student i Akademise Policise ,ka plagosur me arme zjarri ne trup shtetasin Artur Doçi nga Rubiku i cili ne ate kohe ka kaluar gjendje kritike per jeten . Ne ate kohe kjo ceshtje eshte mbyllur ne menyre skandaloze .Kete ju mund ta verifikoni fare lehte me nje telefonate.Ju pershendes.”