Diabeti, si ta mbajmë nën kontroll gjatë verës

0
Gjigandi

Kujdesi i parë që duhet të tregojnë diabetikët gjatë kësaj stine është të përshtaten me temperaturat e larta, domethënë ta menaxhojnë mirë këtë stinë me të mirat dhe të këqijat e saj.

1. Të sëmurët diabetikë nuk duhet të ekspozohen gjatë në diell, kryesisht duhet të mënjanojnë daljen në diell nga ora 10:00 paradite deri në orën 16:00 pasdite.

2. Në orët e para të mëngjesit dhe në orët e vona të darkës, u sugjerohet të bëjnë lëvizje në natyrë, duhet të jenë të veshur hollë, kryesisht veshje të pambukta që të thithin djersën dhe të sigurojnë ajrosje të mirë të lëkurës.

3. Të sëmurët gjatë kësaj periudhe duhet të veshin këpucë apo sandale të hapura, me gome jo të forta, mundësisht pa çorape në mënyrë që të kenë një ajrosje të mirë të këmbëve dhe të mbrohen nga dëmtimet e jashtme si plagë, kallo etj.

4. Kujdes të veçantë duhet të bëjnë kur ecin mbi rërën e detit sidomos gjatë pikut të nxehtësisë sepse mund të digjen pa e kuptuar, për shkak të dëmtimeve të nervave që shpesh diabetikët manifestojnë dëmtime të ndjeshmërisë.

RonaTyra

5. Për t’u përshtatur me temperaturat e larta, diabetikët duhet të qëndrojnë në ambiente
të ajrosura mirë, të freskëta dhe duhet të kryejnë një aktivitet fizik relativisht të moderuar që nënkupton një ulje të intensitetit të ushtrimeve fizike dhe programimin e këtij aktiviteti fizik në orare të përshtatshme kryesisht jo gjatë mesditës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu