Videoja taktike tregon pse Thiago do të ishte transferim perfekt për Liverpoolin

0
Gjigandi

Kaluan saktësisht shtatë ditë që prej kur Liverpooli festoi titullin e parë të Premier Leagues në histori, derisa u rikthye përsëri me këmbë në tokë nga Manchester City.

Në rregull, humbja 4-0 nga rivali direkt nuk do të jetë aq e trishtë pasi titulli tashmë është siguruar, por qartazi nuk ishte një paraqitje dinjitoze nga kampionët e sapo shpallur.

Pa pritur, fansat e Liverpoolit po pyesin nëse skuadra ka nevojë për përforcime.

Pasi dështuan verën e kaluar të bënin transferime, ka shenja se përsëri do të jetë një merkato e qetë për “Të Kuqtë”.

Sidoqoftë, gati menjëherë pas vërshëllimës së fundit në “Etihad”, Liverpooli u lidh me transferimin e Thiagos nga Bayern Munichu.

RonaTyra

Në fakt, sipas gazetës spanjolle, “SPORT”, anglezët janë “shumë afër” ta transferojnë atë.

Nga doli kjo?

Mbetet të shihet sa i saktë është ky raport, por një gjë është e sigurtë, Thiago do të ishte perfekt për Liverpoolin.

“Të Kuqtë” asnjëherë nuk e zëvendësuan Philippe Coutinhon. Ai mund të jetë 29-vjecar, por transferimi i Thiagos për vetëm 35 milionë euro ka shumë kuptim.

Dhe një video taktike e stilit të Thiagos tregon se ai do të ishte perfekt për skuadrën e Kloppit.

Videoja tregon se loja e tij është shumë më shumë se vetëm pasime dhe asistime.

Ai në fakt është “ekspert në tranzicion”, teksa shpeshherë fiton topa për Bayernin në fillim të kundërsulmeve, një gjë të cilën e pëlqen shumë Kloppi.

Nuk është koicidencë se Bayerni sezonin e kaluar pësonte 0.85 gola në ndeshje kur luante ai, dhe 2.5 gola kur ai nuk ishte në fushë.

Ai është shumë i rëndësishëm për repartin defanziv.

“Ai është stabilizatori në mbrojtje, me një tru të jashtëzakonshëm futbolli,” thuhet në videon e mëposhtme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu