Dhunuan me sende të forta policin në Gjirokastër, arrestohen dy persona

0
Gjigandi

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim në Gjiroasrër, pasi goditën me sende të forta një polic.

Shtetasit me iniciale G. Zh., 35 vjeç dhe G. R., 22 vjeç, K. Zh., 23 vjeç dhe S. S., 30 vjeç, akuzohen për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë:

Gjirokastër

Goditën me sende të forta punonjësin e Policisë të DVKM Gjirokastër, vihen në pranga 2 shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

RonaTyra

Shërbimet e DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër dhe Komisariatin e Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, pas një pune intensive hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, ku disa persona goditën me sende të forta shtetasin S. M., punonjës policie i DVKM Gjirokastër, bënë të mundur identifikimin e 4 autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Në vijim të veprimeve hetimore janë vënë në pranga 2 prej autorëve të dyshuar, shtetasit G. Zh., 35 vjeç dhe G. R., 22 vjeç, banues në Sarandë, si dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerët, shtetasit K. Zh., 23 vjeç dhe S. S., 30 vjeç, banues në Sarandë.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes. Vijon puna intensive për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu