Gjatë këtij viti 164 punonjës policie janë kundërshtuar gjatë punës së tyre nga qytetarë të kapur në shkelje.
Jo rrallë here gjatë kësaj kundërshtie, ata janë dhunuar duke pasur pasoja të rënda.
Sindikata e policisë thotë se kohët e fundit ka pasur një rritje të dhunës ndaj uniformave blu prandaj është e nevojshme një ashpërsim i kodit penal për këta individë.
Sipas sindikatës, është i nevojshëm edhe një reflektim mbi sjelljet e punonjësve të policisë të cilët duhet të flasin vetëm me gjuhën e ligjit për të mos I kthyer komunikimet me qytetarët në personale.
Po ashtu sindikata sugjeron që të zbatohet ligji edhe në planizimin e shërbimeve ku sipas tij patrullat duhet të lëvizin me minimum dy punonjës për të shmangur situate të kësaj natyre.
Përveç qytetarëve që i kundërshtojnë gjatë ushtrimit të detyrës punonjësit e policisë edhe nëse dhunohen duhet të kalojnë edhe filtrin e drejtorisë së standardeve në policinë e shtetit dhe agjencisë së mbrojtjes policore për të parë nëse veprimet e tyre kanë qenë Konform ligjit.